Shpëtohet ariu i murrmë nga hoteli ukrainas ku qëndroi i mbyllur 18 vjet

  • E.K /
  • 13 April 2022 - 09:32
Shpëtohet ariu i murrmë nga hoteli ukrainas ku qëndroi i mbyllur 18 vjet

Një organizatë bamirëse holandeze ka shpëtuar një. ish-ari i cirkut, i cili mbahej për vite në një kafaz të vogël betoni në një kompleks hotelesh në Ukrainë.

Ariu me emrin Kiriusha mbërriti në një kopsht zoologjik në Holandë të dielën dhe tani është në karantinë.

Ariu i murrmë, i cili mendohet të jetë rreth 24 vjeç, kishte qenë në radarin e fondacionit “Bears in Mind” për disa kohë, por shpëtimi u bë i mundur vetëm pasi pronari  i cili është larguar nga lufta pranoi të hiqte dorë nga ajo, raporton BBC.

“Shpëtimi i Kiriushës ishtë një prioritet, që të bëhej sa më shpejtë që të jetë e mundur”, thuhej në deklaratën e organizatës.

Kiriusha së shpejti do t’i bashkohet arinjve të tjerë të shpëtuar në “pyllin e arinjve” në kopshtin zoologjik Ouwhands, një ndryshim ku shumë i madh nga kafazi i vogël me fund betoni që kishte qenë shtëpia për 18 vite me radhë.

(Kosova Sot Online)