Aksident, përplasen dy makina, 4 të plagosur, njëri në gjendje të rëndë

  • E.K /
  • 13 April 2022 - 15:22
Aksident, përplasen dy makina, 4 të plagosur, njëri në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme  në aksin rrugor  Laç- Mamurras.

Dy makina  janë përplasur pranë fshatit Katund i Ri.

Nga aksidenti kanë mbetur të  plagosur 4 persona, nga të cilët  2 janë dërguar në spitalin ushtarak për ndihmë të specializuar.

Mësohet se njëri nga 2 të lënduarit që u dërguan në Tiranë është në gjendje të rëndë. Ndërkohë 2 të plagosurit e tjerë po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Lezhës.

Grupi hetimor ka shkuar  në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

(Kosova Sot Online)