Kuvendi i Kosovës mban seancë sot, njihuni me ngjarjet kryesore të ditës

  • E.K /
  • 14 April 2022 - 08:13
Kuvendi i Kosovës mban seancë sot, njihuni me ngjarjet kryesore të ditës

Ngjarjet kryesore të ditës.

Ngjarjet e datës 14 prill 2022:

"Ata na urrejnë sepse e hanë bukën tonë", Vulinin e bën nervoz takimi i Ku…

– Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancës plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

– Mbahet takimi i 213-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Online, ora 10:00)

– Me rastin e Ditës së të Mbijetuarave të Dhunës Seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë së bashku me përfaqësueset e organizatave, të cilat përfaqësojnë interesin e të mbijetuarave të dhunës seksuale gjate luftës në Kosovë, do ta hapë ekspozitën, e cila organizohet nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu për të ilustruar shpresat dhe nevojat e të mbijetuarave të dhunës seksuale të luftës në Kosovë, ku edhe do të ketë deklarim për media. (Oborri i Kuvendit, ora 10:30)

– Komuna e Rahovecit organizon diskutim publik mbi prioritetet e propozuara nga ana e komunës, të cilat korrespondojnë me planet zhvillimore të komunës dhe synojnë të jenë në përputhshmëri me nevojat dhe kërkesat e qytetarëve. (Salla e Kuvendit Komunal në Rahovec, ora 10:30)

– Në kuadër të vizitave në komunat e vendit, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu do të vizitojë komunën e Mitrovicës më ç’rast do të ketë takim me kryetarin e komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza. (Ndërtesa e Komunës së Mitrovicës, ora 12:00)

– Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për media. (Selia Qëndrore e PDK-së, ora 13:00)

– Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu vendosë lule tek pllaka përkujtimore në lagjen e Kovaçëve. (Lagja e Kovaçëve në Mitrovicë, ora 13:00)

– Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu viziton shkollën fillore të mesme të ulët “Ismail Qemali”. (Objekti i shkollës ‘Ismail Qemali’, ora 13:30) 

– Instituti Kombëtar Demokratik organizon ditën e dytë të diskutimit për sfidat dhe ruajtjen e integritetit të informacionit. (Klan Arena, Ish Fabrika e Amortizatorëve, ora 14:00).

(Kosova Sot Online)