Lexoni edhe:
Koha e arrestimit të Shpend Ahmetit dhe klanit të tij të lidhur me mafien e ndërtimeve po afronte ardhjen e Prokurorit të ri të guximshëm të Shtetit
Shkruan: ANALISTI: Hajrullah Tërnava
Qeverisë së re do ti duhet kohë për të pastruar dhe reformuar shërbimin diplomatik, për ta fuqizuar atë me njerëz kompetent të profesionit dhe shkëputur nga interesi klanor, nga lidhjet nepotiste dhe interesi i ngushtë puro politik. Diplomacia kosovare duhet të jetë e perfeksionueme dhe në të duhet të përzgjedhjen njerëzit më të aftë të shtetit, që punojnë vetëm në interesin nacional dhe nuk janë të interesuar dhe prirë për përfitim personal.
-Politikat kosovare në këtë kohë të pasluftës e deri më tani janë zhvilluar për interesa puro interesa personale, në të gjitha institucionet shtetërore, nën kontrollin e ashpër të atyre të „të mëdhenjve“, lider politik, ku në mënyrë shumë serioze është dëmtuar duke u ndikuar edhe politika e jashtme, përfaqësimi diplomatik. Edhe në këtë sektor shumë të ndjeshëm, partitë e pushteteve të kaluara kishin bërë interes parësor që ti punësonin familjarët e tyre, e që nuk ishte dashur të zhvillohen politika të tilla, sepse tani shteti me atë kulturë të interesave personale nuk po i përngjan shtetit sikur që e kemi pas paramenduar dikur, sepse në ato punësime dhe emërime në ato vend të punës të rëndësishme, ata që po vijnë në pushtet po e kuptojnë që tani e kanë shansin më i punësua të afërmit e tyre dhe me një fjalë në shumë institucione po mbretëron nepotizmi i partive që deri tash kanë qenë në pushtet.
Kjo është arsye pse tani kemi probleme me profesionistë të shkolluar sepse në shumë vende të tilla i kanë emëruar familjarët te tyre, pavarësisht shkollimit dhe eksperiencës së tyre në diplomaci.Në këto poste ku përfaqësohet shteti i Kosovës duhen të emërohen njerëz të nivele të larta me shkollim dhe edukimin e tyre që e kanë krijuar. Për secilin shtet ku dërgohet përfaqësuesi diplomatik i Kosovës është obligative njohja e gjuhëve të huaja, gjuhët zyrtare në të cilat flasin në ato shtete ku caktohen ta përfaqësojnë shtetin e Kosovës. Duke respektuar këtë kusht kryesor, lakorja e emërimeve e ndjek vetëm vijën profesionale dhe largohet nga ajo politike e familjare. Prandaj çdo herë në ato pozita duhet të përzgjidhen njerëzit profesionistë që dinë ti përfaqësojnë interesat shtetërore.
Duhet pasur kujdes që të emërohen njerëz profesionistë të lëmive të ndryshme që do e përfaqësojnë shtetin e Kosovës, dhe që punojnë për të mirën e shtetit si dhe që i mbrojnë interesat shtetërore, pavarësisht se në cilin shtet caktohen të punojnë, qoftë në konzulatë apo institucione diplomatike, në ambasada etj, që e përfaqësojnë shtetin tonë. Kosova për këto 14 vjet pas shpalljes së pavarësisë ka dështuar rëndë për ndërtimin e një rrjeti efikas dhe produktiv të rrjetit diplomatik, gjë që me të drejtë u konstatua edhe në debatin e fundit parlamentar të kërkuar nga opozita. Mirëpo në këtë debat u dëshmua ashiqare se Qeveria e re është në hapat e parë veprues të rindërtimit të politikës së jashtme dhe rrjetit diplomatik të rrënuar dhe të mbajtur peng nga 14 vjet pas shpalljes së pavarësisë, nga qeverisja e kaluar.
Janë të uritur këta nëpunës në institucionet publike!Lexoni edhe:
Qeverisë së re do ti duhet kohë për të pastruar dhe reformuar shërbimin diplomatik, për ta fuqizuar atë me njerëz kompetent të profesionit dhe shkëputur nga interesi klanor, nga lidhjet nepotiste dhe interesi i ngushtë puro politik. Diplomacia kosovare duhet të jetë e perfeksionueme dhe në të duhet të përzgjedhjen njerëzit më të aftë të shtetit, që punojnë vetëm në interesin nacional dhe nuk janë të interesuar dhe prirë për përfitim personal. Ata duhet të kenë aftësi dhe zhdërvjelltësi për të depërtuar kudo, që të krijojnë miqësi në ato shtete ku delegohen të punojnë. Në fokus të politikës së jashtme dhe diplomacisë kosovare duhet të jenë specifikisht shtetet në BE që ende nuk na kanë njohur. Sido qoftë diplomati duhet të jetë shumë i gjithanshëm, të punoj me agjendë të konkretizuar për avancimin e shtetit tonë, qe edhe në ato institucione ndërkombëtare në të cilat ende nuk kemi arritur të anëtarësohemi, të arrihen anëtarësimi, kurse në planin ekonomik duhet pasur projekte serioze për joshjen e investimeve të huaja, nga shtetet e zhvilluara, investime të cilat do të na ndihmonin që të hapen vende të reja të punës dhe në këtë mënyrë të ndërpritet migrimin i të rinjve që po ndodhë ditë e për ditë.
Për pasojë të ngecjes në zhvillimin ekonomik, të mungesës së lobimit për të përfituar kapital të jashtëm dhe investitor serioz nga vendet e zhvilluara, nuk është çudi, prandaj nuk duhet të befasohet askush pse vendi i ynë që nga vitet 1980 nuk po arrin të rritet në numër të banorëve, sepse të rinjtë po synojnë me çdo kusht të migrojnë në shtete të BE, Amerike, Kanada etj, e që për shtetin tonë kjo ndodhi duhet të alarmuese, shqetësuese dhe urgjentisht duhet vepruar me masa stimuluese të punësimit në vend, që do të shërbejnë edhe si masa parandaluese për shtimin e interesimit për migrim dhe zbrazje të vendit.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".