Prizren: Ra nga kati i dytë i banesës, dërgohet në QKUK

  • E.K /
  • 14 April 2022 - 09:26
Prizren: Ra nga kati i dytë i banesës, dërgohet në QKUK

Një burrë ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi ka rënë nga kati i dytë i banesës ku jeton në fshatin Korishë të Prizrenit.

Policia bën me dije përmes raportit se viktima është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.

Rasti është duke u hetuar.

(Kosova Sot Online)