Prishtinasi dyshon se nëna i vdiq si pasojë e vonesës së ndihmës së shpejtë

  • E.K /
  • 14 April 2022 - 09:45
Prishtinasi dyshon se nëna i vdiq si pasojë e vonesës së ndihmës së shpejtë

Policia ka hapur një rast “hetim i vdekjes” pasi një person i gjinisë mashkullore ka njoftuar se nana e tij ka vdekur në shtëpi.

Ankuesi dyshon se vdekja e nënës së tij ka ardhur si pasojë që ndihma e shpejtë nuk ka dalë me kohë në vendin e ngjarjes.

Njoftimi i plotë i policisë:

Fsh. Keqekollë, Prishtinë, 13.04.2022 – 10:00. Ankuesi mashkull  kosovar  ka informuar se nëna e tij viktima femër  kosovare ka vdekur në shtëpinë e saj. Sipas ankuesit, dyshon se deri te vdekja e nënës së tij ka ardhur si pasojë që ndihma e shpejtë nuk ka dalë me kohë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. 

(Kosova Sot Online)