“Mazhoranca mos bëni hajgare”, Konjufca kritikon VV në Kuvend

  • E.K /
  • 14 April 2022 - 10:53
“Mazhoranca mos bëni hajgare”, Konjufca kritikon VV në Kuvend

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca e ka kritikuar pozitën në Kuvend, për shkak se thanë që i kanë numrat për të kaluar projektligjet që janë sot në rend dite.

Kjo pasi paraprakisht nuk pati kuorum për kalimin e triu pikave të rendit të ditës.

Të njëjtat u rikthyen për votim pasi pozita tha se tani i kanë numrat për t’i votuar ato.

“Sërish nuk kemi kuorum. Mazhoranca mos bëni hajgare. Vazhdojmë me projektligjet e tjera. Administrata më thotë që jeni vetëm 60”, tha ai.

(Kosova Sot Online)