“T’i pamundësohet pjesëmarrja në debate”, Haxhiu reagon pasi Matoshi e quajti budallicë Nagavcin

  • E.K /
  • 14 April 2022 - 11:02
“T’i pamundësohet pjesëmarrja në debate”, Haxhiu reagon pasi Matoshi e quajti budallicë Nagavcin

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pasi analisti Halil Matoshi e ofendoi rëndë Ministren e Arsimit, Arbërie Nagavcin, duke e quajtur “budallicë”.

Sipas Haxhiut, ofendimet sikur ky, janë thirrje e hapur për dhunë ndaj grave.

Ajo ka bërë thirrje që të njëjtit t’i pamundësohet pjesëmarrja në debate.

“Ofendimet ndaj grave sikur ai i mbrëmshmi ndaj Ministres Nagavci, janë thirrje e hapur për dhunë ndaj grave! E dënoj ashpër këtë gjuhë. Është e papranueshme dhe e dënueshme! Njerëzve të tillë assesi nuk duhet t’ju mundësohet pjesëmarrja në debate televizive”, ka shkruar Haxhiu.

Ndryshe, Matoshi në emisionin Politiko të Kanal 10, e ka ofenduar ministren e Arsimit Arbërie Nagavci duke e quajtur “budallicë”.

Duke diskutuar për shkeljen e Kushtetutës nga ana e Nagavcit si ministere e Arsimit, Matoshi ka deklaruar se Arbërie Nagavci është “budallicë”

“Ky popull duhet ta vërej nivelin e kësaj qeverie. Ministrja e shkelë Kushtetutën dhe thotë se e ka shkelë për me e mbrojtë Ligjin. Populli duhet ta kuptojë se Arbërie Nagavci është budallicë”.

Këtë qëndrim Matoshi e ka arsyetuar duke thënë se “Nëse një ministër thotë se shkelja e Kushtetutës nuk është shkelje e ligjit, atëhere gjemani një fjalë se çka është kjo”.

Me ndërhyrjen e moderatorit Kushtrim Sadiku për fjalorin e përdorur Matoshi është tërhequr nga fjalët e tij ka kërkuar falje duke thënë se “Po e përmirësoj. Po e tërheqi fjalën.”

(Kosova Sot Online)