Policia për zjarrin në Prishtinë: Nuk ka të lënduar, ka dëme të konsiderueshme materiale

  • E.K /
  • 14 April 2022 - 13:07
Policia për zjarrin në Prishtinë: Nuk ka të lënduar, ka dëme të konsiderueshme materiale

Asnjë person nuk ka pësuar lëndime trupore, deri më tani, nga zjarri që ka kapluar një objekt banimi në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Prishtinë.

Policia tha se bëhet fjalë për dëmeve të konsiderueshme materiale.

“Rreth orës 12:10,  është raportuar për një zjarr në një objekt banimi në  rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Prishtinë.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu  janë ftuar edhe zjarrfikësit me qëllim të menaxhimit të përhapjes së zjarrit.

Deri më tani nuk raportohet për ndonjë person të lënduar, përveç dëmeve të konsiderueshme materiale”, thuhet në përgjigjen e policisë 

(Kosova Sot Online)