E rëndë në Itali, e reja shqiptare humb jetën në aksidentin tragjik

  • E.K /
  • 14 April 2022 - 14:17
E rëndë në Itali, e reja shqiptare humb jetën në aksidentin tragjik

Një aksident tragjik ka ndodhur në Castelmassa të Italisë dhe si pasojë e përplasjes ka humbur jetën 24-vjeçarja shqiptare, Diana Galicaj. Sipas mediave italiane, e reja shqiptare po udhëtonte me makinën e saj tip Volkswagen Lupo dhe u përplas me murin e një shtëpie. Galicaj kohët e fundit ishte zhvendosur nga Chieti pasi kishte gjetur një punë në Castelguglielmo.

Karabinierët ende po rindërtojnë dinamikën e aksidentit ndërkohë zjarrfikësit kanë nxjerrë trupin e 24-vjeçares, e cila u shtyp pjesërisht nga makina. Fatkeqësisht, pavarësisht ndërhyrjes, operacionet e shpëtimit përfunduan pas rreth tre orësh, dhe mjekët u desh ta deklaronin të vdekur të renë.

(Kosova Sot Online)