Për anëtarësimin e Kosovës në NATO janë krijuar rrethana të reja pa procedura burokratike

Për anëtarësimin e Kosovës në NATO janë krijuar rrethana të reja pa procedura burokratike
Për anëtarësimin e Kosovës në NATO janë krijuar rrethana të reja pa procedura burokratike

Blerim Burjani

  • 14 April 2022 - 13:03

Shkruan:ANALISTI: Blerim Burjani

Kërkesa për anëtarësimin e Kosovës është e kuptueshme, shumë pozitive dhe e dëshirueshme që të ndodhë, por ka shumë gjëra të tjera të aspektit teknik që këtë proces e vështirësojnë dhe e bëjnë të komplikuar. Kjo mundë të ndodhë vetëm nëse ndryshojnë rregullat, dhe nëse ky ndryshim ndodhë konformë me rrethanat e reja të krijuara, pra nëse ndodhin ato rrethana sipas të cilave Kosovën e njohin si shtet të pa varur të gjitha shtetet anëtare të NATO-s.

-Për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në NATO, ekziston dëshira edhe vullneti, por teknikisht dhe byrokratikisht nuk është ende i mundur. Sa i përket kërkesës dhe nevojës për urgjencë, thirrje dhe interesim ka edhe prej shteteve të tjera që të anëtarësohen por s’ka gatishmëri burokratike. Problemi më serioz me Kosovën ekziston në faktin që ende nuk e kanë njohur edhe katër shtete të NATO-se . Pra pengesat janë statutare,dhe sa ju takon vështirësive këto janë të njohura kaherë.

Tani sa i takon respektimit të praktikave që janë standarde për anëtarësim në NATO, kjo aleancë ushtarake i ka rregullat e veta dhe nuk mundë ti tejkaloj procedurat e saj. Kërkohet respektimi i akteve procedurale një nga një për të arritur deri në pikën finale të plotësimit të kritereve të cilat kërkohen për anëtarësim të shteteve të reja. Kërkesa për anëtarësimin e Kosovës është e kuptueshme, shumë pozitive dhe e dëshirueshme që të ndodhë, por ka shumë gjëra të tjera të aspektit teknik që këtë proces e vështirësojnë dhe e bëjnë të komplikuar. Kjo mundë të ndodhë vetëm nëse ndryshojnë rregullat, dhe nëse ky ndryshim ndodhë konformë me rrethanat e reja të krijuara, pra nëse ndodhin ato rrethana sipas të cilave Kosovën e njohin si shtet të pa varur të gjitha shtetet anëtare të NATO-s.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".