Kim Jong Un shpërblen spikeren e lajmeve shtetërore me një shtëpi luksoze

  • E.K /
  • 15 April 2022 - 13:28
Kim Jong Un shpërblen spikeren e lajmeve shtetërore me një shtëpi luksoze

Ri Chun Hi, spikerja më e famshme e televizionit shtetëror të Koresë së Veriut, është bërë vetë temë e mediave zyrtare të Koresë së Veriut, pasi lideri Kim Jong Un i dhuroi asaj një banesë luksoze.

78-vjeçarja për më shumë se 50 vite ka raportuar lajme për koreano-veriorët, si vdekja e babait të regjimit komunist Kim Il Sung në 1994, apo testet e para bërthamore në 2006.

 Apartamenti ndodhet në një kompleks të ri banimi në Penian, kryeqytetin e Koresë së Veriut. Ka  sallon, dhomë ndenje, kuzhinë, studio, dhomë gjumi. Të gjitha ashtu si një hotel, tha Ri Chun Hi sipas televizionit shtetëror, duke shtuar se ajo dhe anëtarët e familjes kanë qarë në shenjë mirënjohjeje të thellë, gjatë gjithë natës. Lideri koeranoverior i ulur mes familjes, i tha gruas se ajo ishte “një nga thesaret e kombit”.

Krahas dhuratës për të, spikeren e lajmeve shtetërore, ishin edhe festimet e ditës së 15 prillit. Në fakt, inaugurimi i kompleksit rezidencial është një nga ngjarjet që këtë vit shënon 110-vjetorin e lindjes së themeluesit të Koresë së Veriut Kim Il Sung, gjyshit të liderit aktual të regjimit.

Apartamentet do të shkojnë për ata që janë dalluar për zhvillimin dhe prosperitetin e vendit./A2CNN

(Kosova Sot Online)