Deri në cilën ditë do të vazhdojnë reshjet e borës, ky është parashikimi i motit

  • S.A /
  • 16 April 2022 - 08:20
Deri në cilën ditë do të vazhdojnë reshjet e borës, ky është parashikimi i motit

Prishtina Weather ka njoftuar se nga fundjava do të ndryshojë moti. Pritet të ketë rënie temperaturash dhe të reshura shiu e bore. Ftohtë mbetet edhe në fillim të javës së ardhshme.

Në ditët e fundjavës, sikurse edhe fundjavën e shkuar na pret ndryshim i kushteve meteorologjike.  Nga dita e diel rikthehen temperatura të ulëta por edhe mundësitë për të reshura si shiu, ashtu edhe bore gjatë orëve të mbrëmjes.

Ftohtë me të reshura shiu e bore, mbetet më pas edhe ditëve të para të javës, e tek nga dita e mërkurë temperaturat rikthehen në vlera mesatare e të reshurat edhe pushojnë.

Cilësia e ajrit pritet të jetë kryesisht me indeks në vlera të pranueshme dhe të mira përgjatë fundjavës, shkaku i qarkullimit të mirë ajror që mbanë ndotësit të shpërndarë.

16.04 – Paradite intervale me diell. Ditën vransirat shtohen, e pasdite vonë përreth viseve malore mundësi për riga lokale shiu, që gjatë mbrëmjes mund të përfshinë edhe pjesë tjera të vendit.

17.04 – Kryesisht vranët dhe më ftohtë e me erë. Kohëpaskohe me mundësi për reshje të dobëta shiu, e në mbrëmje mund të përzien edhe me reshje bore.

18.04 – Ftohtë. Kryesisht me vransira, e kohëpaskohe priten edhe të reshura shiu, por edhe bore aty këtu.

19.04 – Kryesisht vranët e ftohtë. Kohëpaskohe me të reshura shiu, orëve të paradites edhe me reshje bore.

20.04 – Kryesisht me vransira, por pa mundësi për të reshura.

Temperaturat pësojnë rënie.  Minimalet zbresin në 2C ditën e hënë, e deri në -1 ditën e martë dhe mërkurë.  Maksimalet nga 23C ditën e sotme, zbresin në 6C e 5C ditën e diel dhe të hënë.  Të mërkurën rriten në 10C.

Era ndryshon kahjen në fundjavë nga verilindja, ku do të fryjë erë mesatarisht e fuqishme dhe fuqishme 6-16m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rënies edhe nën vlera normale.

(Kosova Sot Online )