“Ndihem i turpëruar”, vjen reagimi i Laportas dhe Xavit pasi në “Camp Nou” kishte numër enorm të tifozëve të Frankfurtit

  • S.A /
  • 15 April 2022 - 09:02
“Ndihem i turpëruar”, vjen reagimi i Laportas dhe Xavit pasi në “Camp Nou” kishte numër enorm të tifozëve të Frankfurtit

Barcelona është zyrtarisht jashtë UEFA Europa League 2021/22. Favoritët për të fituar kompeticionin u mundën 3-2 (4-3 në total) nga Eintracht Frankfurt të enjten në mbrëmje në atë që ishte një përballje epike në Camp Nou. Një dygolësh nga Filip Kostic dhe një goditje mahnitëse nga Rafael Santos Borre siguruan një nga fitoret më të famshme në historinë e skuadrës gjermane. Barcelona shënoi dy gola në kohën e ndërprerjes me Sergio Busquets  dhe Memphis Depay, por ishin vetëm për statistika.

Rreth 30,000 tifozë të skuadrës gjermane ishin në Barcelonë për ndeshjen dhe duket se shumica e tyre ia dolën të hynin edhe në stadium. Video të ndryshme të marra pas fundit të ndeshjes tregojnë numrin enorm të tifozëve të Frankfurtit me bluza të bardha që ishin në tribuna për të uruar ekipin e tyre për një fitore të paharrueshme. Pas ndeshjes, Xavi u ankua për pushtimin e tifozëve të Frankfurtit, ndërsa menaxheri i Barcelonës u tha mediave : “Unë prisja 70,000 ose 80,000 tifozë të Barcelonës këtu, por nuk ishte kështu. Klubi po kontrollon se çfarë ka ndodhur.” Mbrojtësi uruguaian Ronald Araujo shtoi: “Jam i befasuar që ka kaq shumë tifozë gjermanë në stadium. Klubi duhet ta shikojë këtë”. Edhe presidenti Joan Laporta dha opinionin e tij për këtë çështje pas përfundimit të lojë. “Ajo që ndodhi në tribuna është një turp që nuk mund të përsëritet. Duhet të rishikojmë informacionin që kemi dhe të marrim masa. Është për të ardhur keq. Duhet të jemi më të rreptë dhe të mos lejojmë disa gjëra. Ndihem i turpëruar si tifoz i Barcelonës”, u shpreh ai. Frankfurt tani do të luajë me West Ham United në gjysmëfinale të Ligës së Evropës pas fitores 3-0 të Premier Ligës në ndeshjen kundër Lyonit.

(Kosova Sot Online )