Burri e gruaja në Pejë e bëjnë njëri-tjetrin për spital, Policia i arreston

  • E.K /
  • 16 April 2022 - 09:43
Burri e gruaja në Pejë e bëjnë njëri-tjetrin për spital, Policia i arreston

Policia e Kosovës ka arrestuar dje një grua dhe burrë në Pejë, meqenëse të njëjtit janë përleshur mes vete, duke i shkaktuar lëndime trupore njëri-tjetrit.

Sipas raportit të Policisë, atyre u është ofruar tretman mjekësor.

“Pejë 15.04.2022 – 10:20. Janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull dhe një femër kosovar-e, qifti bashkëshortor janë përleshur mes vete dhe i kanë shkaktuar lëndime trupore njëri-tjetrit. Të dyshuarve iu është ofruar trajtim mjekësor. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit,  rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)