Kurti pret në takim një delegacion të bizneseve shqiptare-gjermane, iu tregon kur do të funksionalizohet Gjykata Komerciale

  • E.K /
  • 16 April 2022 - 09:55
Kurti pret në takim një delegacion të bizneseve shqiptare-gjermane, iu tregon kur do të funksionalizohet Gjykata Komerciale

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim një delegacion nga Unioni i Binzeseve Shqiptare-Gjermane, të udhëhequr nga Nazmi Viqa.

Sipas njoftimit të ZKM’së, Kurti i ka falenderuar ata për angazhimin dhe kontributin që kanë dhënë si platformë ekonomike në mërgatë.

Në këtë takim Kurti ka përmendur edhe themelimin e Gjykatës Komerciale, që ka thënë se pritet të funksionalizohet brenda dy muajve të ardhshëm.

“Kryeministri Kurti i falënderoi për angazhimin dhe kontributin që kanë dhënë si platformë ekonomike në mërgatë. Ai foli për mundësitë që Kosova ofron për investime dhe i njoftoi për themelimin e Gjykatës Komerciale që pritet të funksionalizohet brenda dy muajve të ardhshëm e që beson se do të rrisë sigurinë juridike për bizneset vendore dhe investimet e huaja.

Duke u shprehur interesimin për të krijuar një partneritet të ngushtë me mërgatën, kryeministri tha se mirëpret gjithë ndërmarrësit nga mërgata që bashkë edhe me partnerët e tyre ndërkombëtarë të investojnë në Kosovë, me prioritet në prodhim të produkteve”, thuhet në njoftimin e ZKM’së.

Njoftimi i plotë:

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendësministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, priti në takim një delegacion nga Unioni i Bizneseve Shqiptare-Gjermane, të drejtuar nga Kryetari i këtij Unioni, Nazmi Viqa.

Kryeministri Kurti i falënderoi për angazhimin dhe kontributin që kanë dhënë si platformë ekonomike në mërgatë. Ai foli për mundësitë që Kosova ofron për investime dhe i njoftoi për themelimin e Gjykatës Komerciale që pritet të funksionalizohet brenda dy muajve të ardhshëm e që beson se do të rrisë sigurinë juridike për bizneset vendore dhe investimet e huaja.

Duke u shprehur interesimin për të krijuar një partneritet të ngushtë me mërgatën, kryeministri tha se mirëpret gjithë ndërmarrësit nga mërgata që bashkë edhe me partnerët e tyre ndërkombëtarë të investojnë në Kosovë, me prioritet në prodhim të produkteve.

Ndër të tjera, në takim u diskutua edhe për brengat dhe sfidat që kanë bizneset.

(Kosova Sot Online)