Mos ia mësyni sot kësaj rruge të kryeqytetit, është e mbyllur për qarkullim

  • E.K /
  • 16 April 2022 - 10:00
Mos ia mësyni sot kësaj rruge të kryeqytetit, është e mbyllur për qarkullim

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se rruga “Ahmet Krasniqi”, sot do të mbyllet për qarkullim.

Kjo rrugë do të mbyllet për qarkullim deri në orën 18:00, meqenëse do të bëhet asfalltimi.

“Ju njoftojmë se Komuna e Prishtinës, respektivisht Drejtoria e Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave, është në proces të implementimit të kontratës : ”Rekonstruimi i rrugës “Ahmet Krasniqi” me nr. pr.616 21 076 511, me gjatësi rreth L=500.0m

Operatori ekonomik “Sh.p.k. Kema Company” do të fillojë asfaltimin e kësaj rruge të lartpërmendur dhe për këtë arsye ju njoftojmë se kjo rrugë do të mbyllet për qarkullim përkohësisht nga nesër, me datë 16.04.2022, që nga ora 07:00 deri në ora 18:00”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)