23 vjet nga rënia e tyre/ Ramush Haradinaj bën homazhe te varri i vëllait dhe tre bashkëluftëtarëve të tij

  • E.K /
  • 16 April 2022 - 13:52
23 vjet nga rënia e tyre/ Ramush Haradinaj bën homazhe te varri i vëllait dhe tre bashkëluftëtarëve të tij

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj , ka bërë homazhe te varri dhe shtatorja e vëllait, Shkëlzenit dhe tre bashkëluftëtarëve të tij.

“Heroizmi i tyre është trashëgimi e jona historike. Pavdekësia e tyre ecën përkrah lirisë, thirrjes së të cilës i qëndruan gjithmonë gatitu”, shkroi Haradinaj.

POSTIMI I PLOTË:

Ata ranë, që të ngritet populli i shkelur dhe u ngritën së bashku me të drejtën e tij për të jetuar i lirë në tokën e stërgjyshërve.
Në Gllogjan dhe Maznik, nderuam veprën heroike të luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shkëlzen Haradinaj, Fatmir Nimanaj, Hasim Halilaj dhe Luan Nimanaj, trima sypatrembur, mburojë për popullin dhe Atdheun.
Heroizmi i tyre është trashëgimi e jona historike. Pavdekësia e tyre ecën përkrah lirisë, thirrjes së të cilës i qëndruan gjithmonë gatitu.

(Kosova Sot Online)