“Ndoshta gjatë vikendit Sveçla e kupton që gazetarët kanë të drejtë t’i bëjnë pyetje për gjithçka”

  • E.K /
  • 16 April 2022 - 15:34
“Ndoshta gjatë vikendit Sveçla e kupton që gazetarët kanë të drejtë t’i bëjnë pyetje për gjithçka”

Analisti politik, Imer Mushkolaj ka komentuar rastin e djeshëm ku Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, në një konferencë shtypi i ka quajtur “budallallëqe” pyetjet e gazetares.

Mushkolaj u shpreh se Sveçla duhet të kuptojë që gazetarët kanë të drejtë t’i bëjnë pyetje në çdo rast dhe bash për gjithçka.

“Ndoshta gjatë vikendit ministri Xhelal Sveçla reflekton dhe e kupton që gazetarët kanë të drejtë t’i bëjnë pyetje në çdo rast dhe bash për gjithçka”, shkroi në Facebook.

(Kosova Sot Online)