Rrugët e Kosovës bëhen gropa-gropa

  • 16 April 2022 - 16:44
Rrugët e Kosovës bëhen gropa-gropa

Organizata AVONET ka shprehur shqetësimin lidhur me gjendjen e infrastrukturës rrugore, e cila është rënduar anembanë vendit dhe po rëndohet edhe më tej si rezultat i punimeve jocilësore dhe mirëmbajtjes jo të mirë.

Qytetarët përmes taksës rrugore gjatë regjistrimit të automjetet paguajnë dhe kjo për shumë qytetarë përveç ngarkesës financiare nuk po i sjell siguri dhe komoditet gjatë pjesëmarrjes në komunikacion.

Duke qenë vlerësim i pjesës dërmuese se përmirësimi i infrastrukturës rrugore është parakusht i zhvillimit ekonomik, i bëjmë thirrje të gjitha institucioneve të shtojnë kujdes të veçantë në mbikëqyrje n e ngritjes së cilësisë së punimeve të infrastrukturës rrugore si dhe mirëmbajtjes së rrugëve.

Është pajtueshmëri e përgjithshme se në Republikën e Kosovës, ekzekutimi i punimeve në infrastrukturë rrugore është shumë i dobët dhe jocilësor dhe si rezultat kemi dëmtime të shpejta të rrugëve të cilat për tu sanuar le vetëm që e rëndojnë buxhetin e Republikës së Kosovës, por paraqesin edhe rrezik të madh në komunikacion.

Kërkojmë nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës që sa më parë të themelojë një komision dhe të bëjë vlerësimin e gjendjes së rrugëve, Komision ky i cili në përbërje duhet të ketë profesionistë të fushës dhe përfaqësues nga shoqëria civile.

(Kosova Sot Online)