Tirana zyrtare dënon sulmet kriminale në veri ndaj Policisë së Kosovës

  • E.K /
  • 16 April 2022 - 17:48
Tirana zyrtare dënon sulmet kriminale në veri ndaj Policisë së Kosovës

Ministria për Evropë dhe Punë të Jashtme e Shqipërisë ka reaguar pas sulmeve të njëpasnjëshme ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit.

Nëpërmjet një reagimi në ‘Twitter’, nga kjo ministri kanë thënë se Shqipëria dënon, siç i quajti, aktet kriminale që krijojnë tension në Kosovë dhe mbarë rajonin.

“Shqipëria dënon sulmet kundër policisë së Kosovës në veri të vendit. Këto sulme kriminale rrezikojnë të krijojnë tensione në Kosovë dhe në të gjithë rajonin në një moment shumë delikat për sigurinë e rajonit dhe Evropës në tërësi”, thuhet në reagimin e tyre.

“Ne bëjmë thirrje që këto sulme të hetohen urgjentisht dhe autorët të vihen para drejtësisë”, shtohet më tej në reagimin e Tiranës zyrtare.

(Kosova Sot Online)