Si do ta kemi motin sot në Kosovë?

  • E.K /
  • 19 April 2022 - 08:01
Si do ta kemi motin sot në Kosovë?

Fillim i ftohtë i javës, me mot të ndryshueshëm, reshje shiu, e borë në vise kodrinoro-malore. Në pjesën e dytë temperaturat kthehen përreth vlerave normale, parashikon “Prishtina weather”.

Datat:

19.04 – Paradite intervale me diell.  Ditën zhvillime të vransirave, e përreth viseve malore priten edhe rrebeshe të shkurta bore.

20.04 – Kryesisht me vransira.  Kohëpaskohe priten mundësi për reshje të dobëta shiu, e viseve kodrinoro-malore edhe borë.

21.04 – Vransira e intervale me diell.  Herët në mëngjes vende-vende mundësi për riga lokale shiu.

22.04 – Paradite diell, e gjatë ditës vransirat shtohen.

Temperaturat minimale zbresin edhe në -1C ditën e martë, e më pas në rritje deri në 3C e 4C.  Maksimalet luhaten ndërmjet 8C e 10C, e të premten rriten edhe deri në 17C e 20C.

Era frynë nga krahu verior e lehtë dhe mesatare 3-11m/s, e të enjten dhe premten ndryshon drejtimin në juglindore.

Shtypja atmosferike luhatet përreth vlerave normale, me tendencë të rënies ditën e premtë.

(Kosova Sot Online)