Humbi ndjenjat dhe ra mes vagonëve të trenit, gruaja shpëton për mrekulli

  • E.K /
  • 19 April 2022 - 08:46
Humbi ndjenjat dhe ra mes vagonëve të trenit, gruaja shpëton për mrekulli

Një video e kapur nga kamerat e sigurisë tregon momentin dramatik kur një grua humbet ndjenjat dhe bie në shinat e trenit, kur treni po kalonte.

Ngjarja ka ndodhur në një stacion hekurudhor në Argjentinë, pranë Buenos Airesit. Pamjet e xhiruara në 29 mars tregojnë gruan që humb ekuilibrin pasi i bie të fikët dhe rrëzohet në hapësirën mes vagonëve të trenit.

Fatmirësisht, gruaja mbijetoi nga ky incident i rëndë./A2CNN

(Kosova Sot Online)