Ndalohet një grua në Aeroportin e Prishtinës

  • E.K /
  • 19 April 2022 - 09:32
Ndalohet një grua në Aeroportin e Prishtinës

Një grua është ndaluar dje në Aeroportin “Adem Jashari” pasi e njëjta ishte kthyer nga autoritetet austriake nën dyshimet për prezantim të rremë të lejeqëndrimit austriak.

Lajmin e ka bërë të ditur policia me anë të raportit të saj 24-orësh.

Njoftimi i plotë i policisë:

FALSIFIKIM I DOKUMENTIT /Aeroporti i Prishtinës, 18.04.2022 – 10:45. Është ndaluar e dyshuara femër kosovare, e cila ishte kthyer nga autoritetet austriake, pasi kishte prezantuar leje qëndrimin Austriak të falsifikuar. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot Online)