Motër e vëlla rrihen mes vete në Prishtinë, policia i arreston që të dy

  • E.K /
  • 19 April 2022 - 09:57
Motër e vëlla rrihen mes vete në Prishtinë, policia i arreston që të dy

Një rast i dhunës në familje është raportuar së fundi në Prishtinë.

Policia e Kosovës pas raportimit të këtij rasti , ka arrestuar të dyshuarit ( motër e vëlla), pasi që të njëjtit janë rrahur mes veti.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Rasti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 19:00.

(Kosova Sot Online)