Kurti bashkëbisedon me përfaqësuesit e komunitetit turk, premton grant milionësh për bizneset e tyre

  • E.K /
  • 19 April 2022 - 10:39
Kurti bashkëbisedon me përfaqësuesit e komunitetit turk, premton grant milionësh për bizneset e tyre

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bashkëbiseduar me përfaqësuesit e komunitetit turk për sfidat dhe mundësitë e këtij komuniteti, në tryezën e organizuar nga Zyra për Çështje të Komuniteteve në Zyrën e Kryeministrit.

Kurti tha se bizneset e komuniteti turk do ta kenë përkrahjen e qeverisë së tij. Tha se shuma e grantit për këtë komunitet do të jetë 1.5 milionë euro.

“Kemi filluar me një proces vlerësimi i aplikimeve për thirrje është në proces nga komisioni i pavarur dhe do të jetë i gatshëm. 1.5 milionë euro do të jetë shuma për ndarjen e granteve dhe prioritet do të jenë për gratë dhe grupet e marxhinalizuara brenda komunitetit. Fuqizimi i roleve të komuniteteve është një nga prioritetet tona. Ne i shohim këto zyre si hallk kyçe si nevojë të jetës së qytetarëve. Ndër kryesoret është rritja që e dëshmojnë diversitetin. Jemi duke menduar mënyrën më të mirë të këtyre bizneseve pa diskriminuar askënd”, tha Kurti.

(Kosova Sot Online)