Ministrja Hajdari dhe drejtori i Doganës thërrasin konferencë për media

  • E.K /
  • 19 April 2022 - 13:00
Ministrja Hajdari dhe drejtori i Doganës thërrasin konferencë për media

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari dhe drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu kanë thirrur konferencë për media sot.

Arsyeja e thirrjes së kësaj konference nuk është bërë e ditur.

“Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari bashkë me Drejtorin  e Përgjithshëm të Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, mbajnë konferencë për media”, thuhet në njoftim.

Konferenca do të mbahet në orën 15:00 në Qeveri. 

(Kosova Sot Online)