Arrestohet një 21-vjeçar, kreu grabitje në një market në Prishtinë

  • E.K /
  • 20 April 2022 - 10:45
Arrestohet një 21-vjeçar, kreu grabitje në një market në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arrestuar një 21-vjeçar pasi dyshohet se kreu grabitje në një market në lagjen Dardania në Prishtinë.

Sipas policisë, gjatë grabitjes ai dyshohet se ka përdorur sprej.

“Sot, nga njësiti i hetime të stacionit policor Jugu në Prishtinë është arrestuar një person i dyshuar për grabitje. Rasti ka ndodhë me datën 02.04.2022,  në një market  në lagjen Dardania në Prishtinë, ku personi i dyshuar nën kërcënimin e armës (sprej) dyshohet të ketë kryer grabitjen”, thuhet në njoftimin e policisë.

I arrestuari është K.A., 21-vjeçar.

Njoftimi i plotë:

Arrestohet një person i dyshuar për grabitje

Prishtinë, 20 prill 2022 – Sot, nga njësiti i hetime të stacionit policor Jugu në Prishtinë është arrestuar një person i dyshuar për grabitje.

Rasti ka ndodhë me datën 02.04.2022,  në një market  në lagjen Dardania në Prishtinë, ku personi i dyshuar nën kërcënimin e armës (sprej) dyshohet të ketë kryer grabitjen.

Puna e hetuesve dhe njësiteve policore të stacionit jugu , ka mundësuar identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar :

-K.A,  mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Pjesë e punës policore ka qenë edhe kontrolli i vendbanimit të personit të dyshuar ku është gjetur një sprej si dhe gjësende të tjera që mund të shërbejnë si provë se personi në fjalë është i përfshirë në rastin fjalë.

(Kosova Sot Online)