Ukraina publikon të dhënat e fundit për humbjet e Rusisë në luftë

  • G.G /
  • 20 April 2022 - 12:37
Ukraina publikon të dhënat e fundit për humbjet e Rusisë në luftë

Humbjet nga radhët e rusëve që nga dita e sulmit të Moskës në Ukrainë më 24 shkurt kanë shkuar në 20.900.

Kjo bëhet e ditur nga buletini ditor i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës, i sapo publikuar në Facebook, i cili raporton shifra që nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur.

Sipas raportit të ushtrisë ukrainase, deri më tani humbjet mes rusëve janë rreth 20.900 burra, 815 tanke, 2087 automjete të blinduara, 391 sisteme artilerie, 136 raketahedhës të shumëfishtë, 67 sisteme të mbrojtjes kundërajrore.

Sipas buletinit, i cili saktëson se të dhënat po përditësohen për shkak të luftimeve intensive, forcat ruse kanë humbur gjithashtu 171 avionë, 150 helikopterë, 1504 makina, 8 njësi detare, 76 cisterna karburanti dhe 136 dronë. 

(Kosova Sot Online)