BSPK i jep edhe një javë afat Qeverisë për plotësimin e kërkesave të tyre

  • E.K /
  • 20 April 2022 - 14:26
BSPK i jep edhe një javë afat Qeverisë për plotësimin e kërkesave të tyre

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka diskutuar sot në lidhje me veprimet e sindikale në varësi prej sinjaleve të marra nga Qeveria.

Në këtë takim, BSPK vendosi që t’i jap afat Qeverisë edhe një javë, deri më 28 prill për plotësimin e kërkesave të tyre. Në të kundërtën, janë paralajmëruar greva e protesta.

SBAShK-u dhe BSPK po kërkojnë 100 euro mbështetje deri në miratimin e Ligjit për paga.

Javën që shkoi kryeministri Albin Kurti ka prezantuar masat e reja për mbështetjen e të gjithë pensionistëve dhe punëtorëve të sektorit privat dhe publik me nga 100 euro për muajin prill.

(Kosova Sot Online)