Presidentja ta hedh në shportë emrin e Blerim Isufajt për Kryeprokuror të Shtetit

Presidentja ta hedh në shportë emrin e Blerim Isufajt për Kryeprokuror të Shtetit

Hajrullah Tërnava

  • 20 April 2022 - 07:39

Shkruan: ANALISTI-Hajrullah Tërnava

Situata e ndërlikuar rreth zgjedhjes se Kryeprokurorit të Kosovës ka ardhur në një situatë të pazgjedhur deri me tani, sepse Kosova nëse donë të shkëputet nga ato veprime kriminale të deritashme që Kosovën e kanë sjellë në këtë situatë të kriminalizuar në të gjitha aspektet, e për të cilat keq veprime i përshkruhen prokurorisë së deritashme të këtij shteti, prandaj edhe këta të tjerët që janë emëruar për ta zëvendësuar Lumezin, janë bashkëfajtor të barabartë me Lumezin sepse në të gjitha veprimet e deritashme ishin bashkëpunëtor të tij.

-Krejtë kjo kupolë e KPK-së që sot lufton për pozitën e të parit, atë të kryeprokurorit për ta zëvendësuar Lumezin, deri më tani janë pajtuar me ato veprime që janë ndërmarrur në atë prokurori të shtetit, dhe me ato veprime kriminale të tyre tani jo rastësisht jemi shteti më i izoluar në botë, dhe nëse institucionet e drejtësisë donë që ta ndryshojnë gjendjen në të mirë të spastrimit të krimit, që edhe faktori ndërkombëtar po na e sugjeron për veprime te tilla, duhet që të bëhen ndryshime të thella në Prokurorin e Kosovës, dhe atë duke filluar në atë të postit të numrit një nj Prokurorinë e Shtetit.

Është koha e fundit që si Kryeprokuror i Shtetit të emërohet një person me një të kaluar të pastër dhe të jetë i shkollua, i cili do të bëj çmos për pastrimin e vendit nga krimet e kryera deri më tani, dhe Kosovës ti hapen rrugët drejtë shteteve të BE-së, prandaj procesi i emërimit të Kryeprokurorit të ri të shtetit duhet dhe veq po shkon drejtë anulimit nga ana e Presidentes së shtetit. Kanë kaluar dy javë që kur Këshilli Prokurorial i Kosovës ka votuar unanimisht për Blerim Isufajn për Kryeprokuror të ri të Shtetit dhe ja ka rekomanduar për dekretim Presidentes Osmani por ajo nuk është duke e bërë dekretimin për shkak të kundërshtive të fuqishme dhe akuzave për parregullsi. Paraprakisht, Komisioni për Rishqyrtim i KPK më 1 prill 2022 kishte shqyrtuar kundërshtimet e katër kandidatëve për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, Armend Hamiti, Lulzim Sylejmani, Shqipdon Fazliu dhe Kujtim Munishi, mirëpo ato ishin hedhur poshtë që të gjitha.

Pas votimit të Blerim Isufajt nga ana e KPK-s dhe reagimit kundërshtues të OJQ- ve dhe ambasadave që kanë bashkëpunim të ngushtë me KPK-në dhe KGJK-në, reagimit kundërshtues edhe nga zyra e BE-së në Prishtinë, dosja e kandidatit nga KPK Blerim Isufaj është duke bërë pushim në zyrën e Presidentes Vjosa Osmani e cila ka thënë përmes këshilltarit të saj se do të konsultohet paraprakisht me të gjitha palët e involvuara në këtë proces, para se të vendos pro ose kundër dekretimit të Blerim Isufajt.

Organizatat jo Qeveritare që e mbikëqyrin së afërmi sistemin e drejtësisë, kanë adresuar kritika të ashpra për parregullsi në proces të intervistimit dhe të poentimit të kandidatëve, duke e mbivlerësuar në mënyrë të orkestruar kandidatin më të dobët, që sipas tyre ka qen dhe mbetet Blerim Isuafaj.

Reagime kundër dekretimit të Isufajt kishin ardhur nga shefi i zyrës së BE-së në Prishtinë Tomas Szunyog, ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde dhe ambasadori amerikan Jeff Hoevenier. Ndryshe, në një raport të publikuar më 24 mars 2022 nga Koalicioni i OJQ-ve, Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Lëvizja FOL me titull “Integriteti i procesit të përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit (Raport i monitorimit dhe vlerësimit të procesit të përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit)”.

Ky koalicion ka rekomanduar të anulohet procesi i përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit dhe të shpallet konkurs i ri. Institucionet e drejtësisë të Kosovës duhen ti kontribuojnë zgjedhjes së Kryeprokurorit, dhe për këtë zgjedhje të kontribuojnë që të zgjidhet më i miri dhe të fillohet me spastrimin e këtyre institucioneve të drejtësisë, që Kosova të ketë një perspektivë të lëvizjes drejt shteteve të BE-së.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".