Si do ta kemi motin sot në Kosovë?

  • E.K /
  • 21 April 2022 - 08:08
Si do ta kemi motin sot në Kosovë?

Më ngrohtë në ditët e ardhshme, por me mot të ndryshueshëm. Priten edhe reshje lokale shiu.

Në fundjavë edhe më ngrohtë ditën e diel, me diell e vransira.

Cilësia e ajrit kryesisht do të jetë në vlera të pranueshme. Vetëm orëve të mbrëmjes vende-vende vlerat e çastit kalojnë edhe në të dobëta.

Datat:

21.04 – Në mëngjes ftohtë.  Ditën më butë, kryesisht me vransira e intervale me diell, pasdite edhe me reshje lokale shiu.

22.04 – Herët në mëngjes riga lokale shiu.  Ditën ngrohtë, me diell e vransira, por edhe do fryjë erë më e fuqishme.  Vonë pasdite dhe në mbrëmje edhe reshje lokale shiu, me mundësi për bubullima.

23.04 – Reshjet e shiut vazhdojnë herët në mëngjes.  Ditën ngrohtë, me më shumë diell e zhvillime të vransirave lokale.

24.04 – Më ngrohtë, me diell e vransira kalimtare.

25.04 – Vransira e diell.  Më ngrohtë.  Përreth viseve malore mundësi për riga lokale shiu.

Temperaturat në rritje.  Minimalet rriten nga 1C të enjten në 5C e 8C ditëve të fundjavës.  Maksimalet deri në 19C ditën e premte, e të dielen edhe në 23C.

Era frynë kryesisht nga jugu e juglindja, e lehtë e mesatare 3-12m/s, e ditën e premte edhe e fuqishme me hove deri në 17m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rënies nën vlera normale.

(Kosova Sot Online)