Gërvalla i reagon Rusisë e Serbisë: Kasapi i Ballkanit ishte Millosheviqi, anëtarët e UÇK-së mbrojtën shtëpitë e tyre

  • E.K /
  • 21 April 2022 - 08:20
Gërvalla i reagon Rusisë e Serbisë: Kasapi i Ballkanit ishte Millosheviqi, anëtarët e UÇK-së mbrojtën shtëpitë e tyre

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, i është përgjigjur përfaqësuesve të Serbisë dhe Rusisë në KS të OKb ku po diskutohet për mandatin e UNMIK-ut.

Gërvalla i reagoi ashpër ministrit të jashtëm serb Nikolla Selakoviq i cili tha se kasapët e vërtetë të Ballkanit janë Hashim Thaci dhe Kadri Veseli.

“Nuk dua të humbasë shumë kohë këtu. Të gjithë e dini se çfarë ka ndodhur ën vitet e 90-ta në Ballkan. Është vetëm një e vërtetë. Kasapi i Ballkanit është Millosheviq. Është turp që Serbia nuk e ka pranuar ende realitetin. Millosheviq nisi krimet e tij prej Sllovenisë në Kroaci, Bosnje e Hercegovinë e pastaj në Kosovë. NATO erdhi që të ndalojë atë. E kuptoj pse Rusia flet kundër neve. Ajo nuk është e kënaqur që Ksoova është shtet i suksesit. Të jem këtu e teksa dëgjoj prezantuesen e Rusisë duke sulmuar UCK—në, më kujton njerëzit heronj të Ukrainës që po mbrojnë vendin e tyre dhe propagandën që po bëni kundër tyre. Anëtarët e UÇK-së mbrojtën vendin e tyre dhe shtëpitë e tyre. Nuk do të isha krenare po të përfaqësoja ndonjërin prej shteteve tuaja”, tha ajo, 

(Kosova Sot Online)