80 aksidente trafiku vetëm dje në Kosovë

  • E.K /
  • 21 April 2022 - 09:39
80 aksidente trafiku vetëm dje në Kosovë

Një aksident me fatalitet është regjistruar në 24 orëshin e fundit në vend.

Gjatë të njëjtës kohë në vend pati 22 aksidente trafiku me të lënduar dhe 61 të tjerë me dëme materiale.

Në të njëjtën kohë, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 557 tiketa trafiku për të gjithë shkelësit e rregullave në trafik.

“Autostrada Ibrahim Rugova, Km 10 drejtimi Vërmicë,  20.04.2022 – 11:25. Ka ndodhur një aksident trafiku-vetë aksident me fatalitet. Deri te aksidenti ka ardhur kur i dyshuari mashkull,  shtetas i Shqipërisë derisa ka qenë duke drejtuar veturën  duke mos përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka goditur mbrojtësen e djathtë te rrugës. Si pasojë e aksidentit, viktima mashkull kosovar – pasagjer ka humbur jetën, ndërsa drejtuesi i automjetit ka pësuar lëndime trupore. Në vendin e ngjarjes mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e viktimës. Në vendin e ngjarjes ka dal edhe prokurori kujdestar i cili ka urdhëruar që trupi i pa jetë te dërgohet në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është  dërguar në mbajtje.”

(Kosova Sot Online)