Kur ta don, ta do! Ky është burri fatlum që fitoi loto për herë të tretë

  • E.K /
  • 21 April 2022 - 09:58
Kur ta don, ta do! Ky është burri fatlum që fitoi loto për herë të tretë

Gregg Hensley, nga Marion, N.C., arriti fitoren e tij të tretë të madhe të lotarisë që nga viti 2020.

63-vjeçari zdrukthëtar e fitoi çmimin e madh prej 200 mijë dollarësh më 11 prill.

Ai kishte fituar 10 mijë dollarë në një tentim tjetër në fillim të këtij viti dhe 20 mijë dollarë të tjera më 2020.

“Me kaq shumë njerëz që po luajnë loto, është e vështirë të besoj se mund të fitosh. Dhe të arrish të jesh fitues i trefishtë, kjo është magjepsëse”, tha Hensley, i cili shtoi se duhej të mbahej pas diçkaje, pasi ishte kaq i habitur”.

Ai ia dha telefonin gruas së tij që ajo ta kontrollonte nëse vërtet ai e fitoi çmimin.

Burri fatlum u shpreh se do të dëshironte t’i përdorte paratë për të blerë një kamion të ri dhe për të bërë disa renovime në shtëpi.

(Kosova Sot Online)