Arrestohet një serb në Klinë, u ofroi ryshfet policëve për të mos i shqiptuar gjobë

  • E.K /
  • 21 April 2022 - 10:02
Arrestohet një serb në Klinë, u ofroi ryshfet policëve për të mos i shqiptuar gjobë

Policia njofton për arrestimin e një shtetasi serb, pasi i njëjti iu kishte ofruar ryshfet zyrtarëve policor në mënyrë që të mos ia shqiptonin gjobën për kundërvajtje.

I njëjti kishte bërë tejkalim të shpejtësisë, njofton policia.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Njoftimi i plotë i policisë:

DHËNJE E RYSHFETIT /Klinë, 20.04.2022 – 18:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë, për shkak se njësitit policor iu kishte ofruar ryshfet me qëllim që ata të mos ja shqiptonin gjobën për kundërvajtje,  tejkalim të shpejtësisë që e kishte bërë  derisa kishte qenë duke e drejtuar automjetin . Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

(Kosova Sot Online)