Kurti: Po thyejmë rekorde një pas një

  • E.K /
  • 21 April 2022 - 10:10
Kurti: Po thyejmë rekorde një pas një

Në Forumin ekonomik Kosovë – Austri po që mbahet sot në Prishtinë, kryeministri i vendit Albin Kurti ka thënë se sipas raporteve ndërkombëtare, Kosova është ndër vendet më të mira për të bërë biznes.

Gjatë fjalës së tij para të ftuarve, Kurti theksoi se Kosova është bërë mjedis shumë më miqësor për bërje të biznesit, teksa tregoi arritjet e Qeverisë gjatë vitit të fundit.

“Kemi krijuar mbi 25 mijë vende të reja pune, zhvillimi ekonomik deri më tani në bazë të Agjencisë Statistikore të Kosovës është 10.53 e GDP-së. Deri në vitin e fundit, vlera e eksporteve ka arritur 2.7 miliardë, rritje prej 80 për qind prej vitit 2020. Vlera e mallrave të eksportuara është rritur me 62% dhe është shoqëruar me një rritje të sasisë së mallrave të eksportuara me 88% krahasuar me vitin 2019, vitin para pandemisë. Pra eksportet janë rritur me 104%”, tha Kurti.

Kreu i Ekzekutivit shtoi se Qeveria po thyen rekorde një pas një.

“Siç po mund të shihni, me qeverisjen e re përkushtimi për sundim të ligjit, tranparencës edhe efektivitetit, jo vetëm që po zbatojmë parimet demokratike, por edhe po thyejmë rekorde një pas një”, tha Kurti. 

(Kosova Sot Online)