Vuçiq: “Jam i shqetësuar për shkak të kërcënimeve të Prishtinës, qëllimi i tyre është veriu”

  • E.K /
  • 21 April 2022 - 11:47
Vuçiq: “Jam i shqetësuar për shkak të kërcënimeve të Prishtinës, qëllimi i tyre është veriu”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka theksuar sot se Beogradi shpreson në vazhdimin e dialogut të nivelit të lartë, por se është shumë i shqetësuar për kërcënimet që vijnë nga Prishtina.

Në një deklaratë për shtyp, Vuçiq ka thënë se i ka thënë të dërguarit të BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, me të cilin është takuar dje, se e shqetësojnë kërcënimet, mosrespektimi i marrëveshjes së Brukselit, gjegjësisht mungesa e dëshirës për të përmbushur gjërat për të cilat palët janë pajtuar, si dhe për shkak të sjelljeve të dhunshme të lidhje me tabelat.

“Kërkesa ime për Prishtinën dhe BE-në është që të marrin parasysh ata që flasin për cenueshmërinë e tyre çdo ditë dhe e vetmja gjë që ata synojnë është sulmi ndaj serbëve, presion shtesë ndaj serbëve dhe veprime të mëtejshme, veçanërisht në veri të Kosovës. Ne i kërkojmë që të mos e bëjnë këtë. Është e rëndësishme për stabilitetin e rajonit, për të gjithë njerëzit, serbë dhe shqiptarë, të ruajmë paqen”, theksoi ai.

Presidenti Vuçiq ka deklaruar gjithashtu se ka pasur bisedime të vështira me senatorët amerikanë, me të cilët është takuar ditë më parë.

(Kosova Sot Online)