Arrestohet personi që ishte arratisur nga Qendra Korrektuese

  • E.K /
  • 21 April 2022 - 13:17
Arrestohet personi që ishte arratisur nga Qendra Korrektuese

Në orët e mëngjesit të sotëm, njësitet policore në kuadër të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, kanë arrestuar personin i cili ishte në kërkim për  veprën “Arratisje e personit të privuar  nga liria”.

Rasti i arratisjes është raportuar nga Qendra Korrektuese  në Smrekovnicë, me datën 7 mars 2022.

“Pas procedurave të nevojshme, i arrestuari N. M., 31 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, është dërguar tek autoritetet e SHKK-së në Qendrën Korrektuese në Smerekovnicë”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)