Tre mjekë u sulmuan nga qentë endacak, SHSKUK: Kërkojmë të trajtohet me prioritet çështja

  • E.K /
  • 21 April 2022 - 13:25
Tre mjekë u sulmuan nga qentë endacak, SHSKUK: Kërkojmë të trajtohet me prioritet çështja

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës konifirmon se gjatë 24-orëve të fundit janë sulmuar 3 mjekë nga qentë endacak,  2 në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe 1 jashtë QKUK-së.

Në reagimin e tyre rreth kësaj situate, ShSKUK thotë se ka kërkuar dhe në vazhdimësi dhe kërkon nga organet kompetente që të trajtojnë me prioritet çështjen e qenve endacak brenda oborrit të QKUK-së.

“Poashtu, konfirmojmë se tre mjekët kanë marrë trajtimin e duhur mjekësor në kuadër të QKUK-së”, thuhet në njoftimin e tyre.

(Kosova Sot Online)