Burrit ia transplantojnë valvulat e zemrës së lopës

  • E.K /
  • 21 April 2022 - 13:39
Burrit ia transplantojnë valvulat e zemrës së lopës

John Smallwood, 74 vjeç, për herë të parë në histori i është bërë transplanti i dy valvulave nga zemra e një lope.

Operacioni që zgjati dy orë në Spitalin Unversitar në Conventry, ishte zgjuar gjatë gjithë operacionit, pasi anestezia e përgjithshme nuk arriti ta kryej efektin.

John Smallwood, 74 vjeç, u pajis me dy valvula nga zemra e një lope të edukuar posaçërisht gjatë një operacioni dy orësh në Spitalin Universitar në Coventry dhe ishte zgjuar gjatë gjithë kësaj.

Smallwood gjatë operacionit duhej të qëndronte plotësisht i palëvizshëm, pasi lëvizja më e vogël mund t’i kishte kushtuar me jetë.

Menjëherë pas operacionit, Smallwood tha se “ishte si diçka nga Star Wars”, teksa u ndje me fat që e ka bërë këtë operacion, shkruan Mirror.

“Është një hap i madh përpara, si transplanti i parë i zemrës. Shpresojmë se do të hapë derën për të tjerët si unë”, tha ai.

Ndërsa, kirurgu Nishant Gangil, që kreu operacionin tha se kur e pa për herë të parë Smallwood, ai i kishte humbur shpresa dhe e kishte pranuar fatin e tij.

“I thashë atij edhe pse operacioni tradicional nuk ishte një opsion, kishte një trajtim të ri për të dhe ne mund t’i implantonim valvulat përmes ijeve. Kemi ndërruar valvulat e aortës në këtë mënyrë që nga viti 2007. Por kjo ishte më e vështirë, sepse edhe valvula mitrale kishte nevojë për ndërrim”.

“Duhej të përdornim një gjilpërë speciale për të krijuar një vrimë në zemrën e tij dhe për të kaluar valvulën e dytë përmes saj. Vetëm një numër i vogël e këtyre rasteve janë bërë në mbarë botën. Dhe ne do ta bënim nën anestezi lokale, teksa Smallwood ishte ende zgjuar”, ka thënë Gangil.

Pacientit i cili është i pari me këtë lloj transplanti iu rekomandua që gjatë shkuarjes për në sallën e operimit t’i mbante sytë mbyllur.

Por, Smallwood tha se “duke qenë budallai që jam, i mbajta hapur”.

(Kosova Sot Online)