Brenda një dite, 219 qytetarë u trajtuan në emergjencë

  • E.K /
  • 21 April 2022 - 15:36
Brenda një dite, 219 qytetarë u trajtuan në emergjencë

Shërbimi Spitalor, Klinik, Universitar i Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit 219 janë trajtuar në Klinikën Emergjente.

Sipas njoftimit, 17 pacientë janë pranuar për trajtim të mëtejmë në klinika të ndryshme të QKUK-së.

Trajtim mjekësor kanë marrë 27 pacientë nga aksidentet në trafik.

Njoftimi i plotë:

Klinika Emergjente:  219 raste për 24-orë

219  pacientëve u është ofruar kujdesi emergjent mjekësor gjatë 24-orëve të fundit në kuadër të Klinikës Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Nga numri i përgjithshëm i rasteve, 17 pacientë janë pranuar për trajtim të mëtejmë në klinika të ndryshme të QKUK-së. 

 Poashtu, trajtim mjekësor kanë marrë 27 pacientë nga aksidentet në trafik.

(Kosova Sot Online)