E kishit veturën me baltë sot? Fenomeni që po ndodh në qiell

  • E.K /
  • 22 April 2022 - 10:44
E kishit veturën me baltë sot? Fenomeni që po ndodh në qiell

Dita e sotme do të jetë me alternime kthjellimesh të pakta dhe vranësirash të shpeshta, të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Veriore.

Qarkullimi atmosferik favorizon transportin e pluhurit nga Afrika Veriore, me përqendrime të shtuara kryesisht në detin Jon. Kjo bën që reshjet e shiut të shoqërohen me baltë.

Sipas Meteoalb, pjesa e dytë e ditës do të sjellë shtim të vranësirave në të gjithë Shqipërinë duke gjeneruar reshje shiu në të gjithën territorin. Më të dukshme reshjet e shiut do të jenë në zonat Veriperëndimore.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 23°C.

Era do të fryjë e mesatere në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 65 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 6 ballë. 

(Kosova Sot Online)