Lumir Abdixhiku ka sot ditëlindjen, a e dini sa vite mbush?

  • E.K /
  • 22 April 2022 - 11:12
Lumir Abdixhiku ka sot ditëlindjen, a e dini sa vite mbush?

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës sot ka ditëlindjen.

Lumir Abdixhiku ka lindur me 22 prill në vitin 1983 dhe sot mbush 39 vite.
Vitin e kaluar ai mori postin si udhëheqës i partisë duke u zgjedhur nga anëtaret e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Theksojmë se, pas dorëheqjes së Isa Mustafës dhe pas rezultateve të dobëta në zgjedhjet e 14 shkurtit, duke u renditur partia e tretë, Abdixhiku u bë Kryetar i Partisë.

Ndryshe, ai është kryetari më i ri i LDK-së që nga themelimi i kësaj partie.
Rikujtojmë se, Lumir Abdixhiku është i martuar me Albina Kastratin dhe çifti kanë dy vajza.

(Kosova Sot Online)