Opozitarët janë të gatshëm ta shkatërrojnë shtetin, edhe me masa të dhunshme ta marrin pushtetit

Opozitarët janë të gatshëm ta shkatërrojnë shtetin, edhe me masa të dhunshme ta marrin pushtetit

Hajrullah Tërnava

  • 22 April 2022 - 07:31

Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava

Janë shumë të pa sinqerta dhe tip i shantazhit më të ulët nga subjektet politike opozitare kërkesat ultimative nga shumicës në pushtet, qoftë ajo për Komisionin hetues parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike, qoftë edhe kërkesa tjetër për dërgimin në Kuvend me procedurë të përshpejtuar të Ligjit të pagave, kërkesë kjo e koordinuar edhe me sindikalistët e orkestruar dhe të manipuluar. Për shkak të bojkotit nga opozita, kanë dështuar për tu votuar në Kuvend, e dy të tretat e votave të deputetëve sikur që kërkohet me rregullore dhe kushtetutë, katër Marrëveshje ndërkombëtare, tri prej të cilave me interes dhe peshë financiare, nga të cilat Kosova do të përfitonte 100 milion Euro.

Sjelljet e tanishme të opozitës ne parlamentin e Kosovës janë për tu habitur, e që nuk i përngjan parlamentarizmit në përgjithësi, sepse pavarësisht që pozita i ka votat absolute, megjithatë opozita duhet të tregohet më demokratike dhe bashkëpunuese me pozitën, e jo të jetë kështu e shqetësuar sikur që po shihet në aktivitetet e tyre të përditshme, që pavarësisht edhe zgjidhjeve pozitive që i propozon pozita, gjithsesi se opozita e kundërshton pozitën sikur të jenë të armiqësuara mes veti. Këtu me të drejtë bëhet pyetje në këtë situate se si është e mundur që e tërë opozita, edhe pse janë në pakicë, po menduakan njësoj dhe po u pajtuakan për ato vendime të tyre, e që pozitës ia mohojnë ato vendime që i propozon për miratimin në kuvend. S’paku ishte dashtë që edhe dikush nga opozita të jetë i pranishëm në Kuvend, edhe pse nuk votojnë sikur do të votonte pozita, por s’paku të jenë të pranishëm aty e jo ta bojkotojnë pozitën.

Nga kjo që po vërehet, si po duket, madje po krijohet përshtypja, se opozita po ju frikësohet ligjeve të tëra që do të miratohen, e që si objekt të atyre ligjeve do të gjenden edhe vetë si të akuzuar për të kaluarën e inkriminuar, prandaj veprojnë në këtë mënyrë, prandaj partitë politike të opozitës po e shndërrojnë Kuvendin e Kosovës në fushëbetejë të ultë dhe të pa sinqertë elektorale, duke shpërfillur besimin qytetar dhe bojkotuar seancat plenare, edhe në rastet më të rëndësishme kur në pikëpyetje është votimi për marrëveshje ndërkombëtare, përmes të cilave shteti ka nevojë imediate për përfitime financiare. Janë shumë të pa sinqerta dhe tip i shantazhit më të ulët nga subjektet politike opozitare kërkesat ultimative nga shumicës në pushtet, qoftë ajo për Komisionin hetues parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike, qoftë edhe kërkesa tjetër për dërgimin në Kuvend me procedurë të përshpejtuar të Ligjit të pagave, kërkesë kjo e koordinuar edhe me sindikalistët e orkestruar dhe të manipuluar.

Për shkak të bojkotit nga opozita, kanë dështuar për tu votuar në Kuvend, e dy të tretat e votave të deputetëve sikur që kërkohet me rregullore dhe kushtetutë, katër Marrëveshje ndërkombëtare, tri prej të cilave me interes dhe peshë financiare, nga të cilat Kosova do të përfitonte 100 milion Euro. Marrëveshjet ndërkombëtare që ishin në rend dite. Në bazë të kësaj çfarë po veprohet deri tani, gjithsesi se po zhvishen lakuriq nga mashtrimi partitë në opozitë, lakmitare për pushtet, që në emër të interesit të qytetarëve po i sabotojnë dhe pamundësojnë vendimet pozitive të Qeverisë, dhe kështu po sillen edhe në dëm të interesit të qytetarëve, për çka akoma më shumë duhet të vlerësohen dhe të ndëshkohen.

Pavarësisht situatës në të cilën tani gjendet opozita si pakicë në Kuvend, megjithatë ajo duhet të sillet ma shumë kooperative dhe ti përngjaj opozitës pozitive që me veprimet e saja po mundohet për të mirën e popullit në përgjithësi, se vetëm në këtë mënyrë të veprimeve mund të arrij simpati te elektorati dhe në zgjedhjet e radhës të fitoj më shumë vota, ashtu si i parasheh kjo opozite e jo si deri më tani sikur që janë kah sillen në mënyrë ekstreme destruktive partitë politike të opozitës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".