Vajza e ish-kryeministrit Bajram Rexhepi, Vanesa, kujton dy nga momentet më të bukura me babain

  • E.K /
  • 22 April 2022 - 11:16
Vajza e ish-kryeministrit Bajram Rexhepi, Vanesa, kujton dy nga momentet më të bukura me babain

Vanesa Rexhepi, vajza e vetme e ish-kryeministrit Bajram Rexhepi, ka kujtuar me nostalgji momente me të atin.

Ajo e ftuar në një emision, ka treguar dy nga kujtimet më të bukura me babain e saj të ndjerë.

Vanesa ka treguar se një nga momentet më të bukura ka qenë përqafimi i saj me babain pas përfundimit të luftës, kur ai shkoi ta merrte në Maqedoni.

Ajo ka kujtuar edhe pushimin e fundit me të, në vitin 2016.

Ndërkaq, Vanesa tregoi se politika vazhdon të jetë pjesë e pandashme e saj, anipse është munduar t’i qëndroj larg.

(Kosova Sot Online)