Pesë raste të dhunës në familje brenda një dite në Kosovë

  • E.K /
  • 22 April 2022 - 10:35
Pesë raste të dhunës në familje brenda një dite në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë raportuar pesë raste të dhunës në familje në Kosovë.

Sipas policisë, tri raste kanë ndodhur në qytetin e Prishtinës, një në Fushë Kosovë dhe një në Gjakovë.

Debati i ashpër Gashi-Syla: Ti e ki quajtur Dick Martyn mikun më të madh t…

Kryesisht rastet e dhunës janë tek çiftet bashkëshortore.

Raporti i policisë:

DHUNË NË FAMILJE

Prishtinë, 21.04.2022 – 09:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. 

 Prishtinë, 21.04.2022 – 07:00. Viktima femër kosovare ka informuar se bashkëshorti i saj dhe e bija e tij,  të dyshuarit kosovarë kanë ushtuar dhunë psiqike ndaj saj. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt. 

Fushë Kosovë, 21.04.2022 – 20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Prishtinë, 21.04.2022 – 17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij. Viktima ka marrë tretman mjekësor dhe posedon raport mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Gjakovë, 21.04.2022 – 07:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Nuk raportohet për lëndime. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)