Rishfaqet “e dashura e Putinit”, dyshohej se ishte strehuar në bunkerin siberian ose në Zvicër

  • E.K /
  • 22 April 2022 - 11:38
Rishfaqet “e dashura e Putinit”, dyshohej se ishte strehuar në bunkerin siberian ose në Zvicër

Është rishfaqur në Moskë me një pamje krejtësisht të re, “e dashura” e presidentit Vladimir Putin, për të cilën thashethemet thonin se fshihej në një resort në Zvicër apo një bunker bërthamor në Siberi.

Medalistja olimpike, Alina Kabaeva ishte e pranishme në një event për gjimnastikën ritmike në stadiumin e Moskës, i cili mbahet përpara ceremonisë së bamirësisë “Alina Festival”, i parashikuar për ditën e shtunë.

Kabaeva flitet se është e dashura e liderit rus dhe nëna e 4 fëmijëve të tij, por që Putin nuk e ka pranuar asnjëherë zyrtarisht këtë gjë.

Sipas mediave ruse, fotot e Kabaevës në event nxitën spekulimet se ish-gjimnastja ka bërë së fundmi ndërhyrje estetike./A2CNN

(Kosova Sot Online)