Hysen Durmishi del në terren, mbjell drunj e lule përgjatë autostradave

  • E.K /
  • 22 April 2022 - 11:55
Hysen Durmishi del në terren, mbjell drunj e lule përgjatë autostradave

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), kanë mbjellë disa drunjë përgjatë autostradës, për nderë të Ditës së Tokës.

Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, tha me këtë aktivitet synohet gjelbërimi i hapësirave përgjatë autostradave.

“Ka shumë aktivitete që jemi të përfshirë në gjithë territorin e Kosovës edhe ne si ministri jemi shpërndarë në teren. Është aktivitet i përbashkët me Odën Amerikane për mbjelljen e drunjëve në mënyrë të gjelbërohet dhe të duket më bukur. Përgjatë autostradave që kemi hapësira synojmë t’i gjelbërojmë dhe të mbjellim drunjtë”, tha Durmishi.

Drejtor i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, tha se me mbjelljen e drunjve dhe luleve, kontribuojnë në zbukurimin e qytetit dhe në përmirësimin e mjedisit.

“Ne realisht si Odë Ekonomike Amerikane kemi dashur që në mënyrë simbolike ta shënojmë këtë ditë. Ideja ka qenë për gjatë autostradave të bëhet mbjellja e drunjve dhe luleve që të zbukurohet dhe të kontribuojmë në përmirësimin e mjedisit. Përmes komuniteti të gjelbërt do të promovoje këtë ide. Kjo oazë nga kompania do të përfundohet dhe do të jetë pikë më e bukur në hyrje të qytetit, shpresojmë shumë shpejt edhe në atë të tjerë të Kosovës”, tha Zeka.

(Kosova Sot Online)