Disa pjesë të kryeqytetit do të mbesin pa ujë të dielën

  • E.K /
  • 22 April 2022 - 13:52
Disa pjesë të kryeqytetit do të mbesin pa ujë të dielën

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se këtë të diel, më 24 prill, kanë planifikuar realizimin e disa punimeve teknike në rrjet, në gypin me diametër 600 mm, në disa zona në kryeqytet.

Në një komunikatë për media bëhet e ditur se si rrjedhojë, pa furnizim me ujë të pijshëm, të dielën nga ora 10:00 – 17:00 do të mbesin lagjja Kodra e Trimave në tërësi, lagjja Medrese, lagjja Çamëria, lagjja Kolovica e Vjetër, fshati Llukar, fshati Makovc, fshati Sinidoll dhe pjesa e lartë e lagjes Arbëria (lagjja e re mbi komunën e Prishtinës).

“Punimet teknike do të fillojnë në orën 06:00-18:00 derisa ne, përmes rezervuarëve do të mundohemi që konsumatorët t’i furnizojmë me ujë të pijshëm në orët e mëngjesit dhe para kohës së iftarit, të ditës së diel”, thuhet në njoftim.

KRU Prishtina ka shtuar se intervenimet e tilla të planifikuara në rrjetin e ujësjellësit po realizohen për një funksionim më të mirë të infrastrukturës së ujit.

(Kosova Sot Online)